OEMVP pjesë e Programit të Departamentit të Shtetit Amerikan për liderë të rinj

OEMVP pjesë e Programit të Departamentit të Shtetit Amerikan për liderë të rinj

07 Mars 2018 – Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni është pjesë e Programit të Departamentit të Shtetit Amerikan për liderë të rinj.

Në fillim të programit, drejtori ekzekutiv ka realizuar takime në Departamentin e Shtetit Amerikan, në Departamentin e Drejtësisë si dhe Senatin Amerikan. Si pjesë e këtij delegacioni ai do të realizojë takime me kryetarin e qytetit Santa Fe, në New Mexico dhe Sektorin për zhvillim ekonomik, me qëllim për të shkëmbyer praktikat më të mira me pronarët amerikan të bizneseve, investitorët, zyrtarët qeveritarë, edukatorë dhe aktorë tjerë të biznesit. Në kuadër të kësaj vizite, gjithashtu janë paraparë edhe takime me komitetin ligjor dhe financiar të Santa Fe, New Mexico. Takime me liderë të niveleve të ndryshme do të realzojë edhe në Portland, të Oregon dhe Miami në Floride.

Programi ofron për pjesëmarrësit mundësi të të mësuarit me liderë nga SHBA dhe bota, nëpërmjet ndërveprimeve të nivelit të lartë në ligjërata, programe praktike, një rrjet të mentorëve dhe seminare intensive, të cilat kanë synim ngritjen e kapaciteteve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe nxitjen e bashkëpunimit me partnerë potencial nga SHBA dhe Europa.

Gjatë javes së kaluar, në kuadër të po të njëjtit program, drejtori ekzekutiv ka realizuar takim përfaqësues të nivelit të lartë të Bank of America, në Charlotte të Karolinës së Veriut dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme në po të njëjtin qytet.

Në fund të programit, pjesëmarrësit do të kenë pasuruar aftësitë e tyre sipërmarrëse, duke fituar aftësi të reja dhe duke krijuar lidhje me mentorë, ekspertë dhe kolegë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

Related posts

SPOZORI GJENERAL