ANTPRESS
GGA – Shkëmbim përvojash me gratë sipërmarrëse nga Shqipëria

GGA – Shkëmbim përvojash me gratë sipërmarrëse nga Shqipëria

06 Dhjetor 2017 – Grupacioni i grave afariste pranë Odës ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, sot ishte nikoqir i vizitës së një grupi nga Shoqata e grave në biznes nga Shqipëria.

Qëllimi i vizitës ishte njohja dhe diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët, siç është përforcimi i pozitës së gruas në shoqëri, nxitja dhe promovimi i gruas sipërmarrëse, shkëmbim përvojash dhe rrjetëzim.

Nënkryetarja e GGAsë, znj. Merita Ramadani Alimi si dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të OEMVP-së, znj. Merita Ismaili, treguan  përvojat e tyre gjatë të bërit biznes dhe mos dorëzimin pavarësisht vështirësive dhe sfidave gjatë këtij rrugëtimi dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim.

“Jemi këtu të diskutojmë mundësitë e zgjerimit të numrit të grave në biznes dhe atë se çfarë mund të bëjë GGA për sipërmarrësinë tek vajzat e reja. Nëse dikur ka pasur një numër simbolik të grave në biznes, sot ai numër po rritet. OEMVP është e përkushtuar që të bëj të gjitha përpjekjet dhe angazhimet dhe të sheh mundësitë që do të ndihmonin gratë në biznes. Praktika ka treguar që të gjitha gratë që kanë qenë në biznes kanë qenë të suksesshme”. – tha nënnkryetarja Alimi.

Takimet në mes Grupacionit të grave afariste pranë OEMVP-së dhe Shoqatës së grave në biznes nga Shqipëria do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, me nënshkrim të një memorandumi për bashkëpunim  dhe organizimin e B2B takimeve në vend dhe në Shqipëri.

Related posts