Economicus nr.1

Economicus nr.1

Untitled

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore solli një risi për anëtarët e saj, informatorin ekonomik “Economicus”.

Arsyeja për krijimin e këtij produkti të përpunuar nga sektori i ri në OEMVP për Hulumtim dhe Zhvillim, është që t’u ofron anëtarëve të saj informatat më të reja dhe pritjet ekonomike në rrafshin global, regjional dhe atë vendor. OEMVP ka për qëllim që të gjithë anëtarët e saj të jenë të informuar në lidhje me ndryshimet brenda dhe jashtë vendit dhe të kenë më të lehtë të përcjellin zhvillimet e fundit, dhe këtë do e bëj përmes këtij informatori mujor.

                Ky publikim është edicioni i parë i ECONOMICUS për muajin Shkurt 2016, i cili do të publikohet në javën e fundit të muajit çdo muaj për të gjithë anëtarët e OEMVP-së. Të prirur prej thënies se informata e sotshme për biznesin është e vonshme, ndërsa ajo e nesërmja ka vlerë, në numrin e parë të këtij informatori mujor anëtarët tanë do të kenë mundësi të njihen me pritjet ekonomike për vitin 2016 si edhe pritjet për lëvizjen e çmimit të naftës.

Si gjithnjë, komentet apo sugjerimet tuaja janë të mirëseardhura dhe të nevojshme për avancimin e mëtejmë të këtij publikimi në edicionet e radhës.

Për më tepër informata na kontaktoni në info@oemvp.org.

Shkarkoni numrin e parë të ECONOMICUS në gjuhën shqipe këtu dhe në gjuhën maqedone këtu.

 

Related posts

SPOZORI GJENERAL